Materialet e Trajnimit

Janë publikuar tashmë materialet e trajnimit të krijuara gjatë zbatimit të Projekti JOUR-YOU. Qëllimet kryesore të materialeve janë të nxisin dijet për gazetarinë qytetare dhe aftësitë e të rinjve dhe punonjësve rinorë. Ka tre materiale të reja të disponueshme online:

Kurs falas mbi gazetarinë qytetare: kursi online është i ndarë në shtatë pjesë që pajisin pjesëmarrësit më dije thelbësore për përkufizimin dhe historinë e gazetarisë qytetare, i edukon ata në strategji më efikase për të pikasur lajme të rreme dhe dezinformimin dhe i mëson ata si të kontribuojnë në mënyrë aktive në mirëqënien e komunitetit të tyre nëpërmjet krijimit të materialeve dhe prezencës online.

Toolkit (paketë mjetesh) mbi edukimin mediatik : I krijuar për të lehtësuar punën dhe aktivitetet e punonjësve rinorë në fushën e edukimit mediatik, qasjen ndaj lajmeve të rreme dhe dezinformimin. Kjo guidë prezanton 30 mjete inovatore për mësimin jo-formal që mund aplikohet në trajnime të ndryshme, me qëllim ngritjen e aftësive të të rinjve për të kërkuar dhe përpunuar informacionin, identifikimin e lajmeve të rreme, krijimin dhe shpërndarjen online të lajmeve për të përmirësuar mjedisin mediatik në komunitetet e tyre.

Guidë rreth Gazetarisë Qytetare për Rininë me praktikat më të mira : Përfshin shembuj ekzistuesë të gazetarisë qytetare të realizuara mirë. Kjo guidë është krijuar të nxisë aftësitë e edukimit mediatik tek të rinjtë duke i prezantuar ata me praktika ndërkombëtare në revista online, platforma për verifikimin e fakteve, nisma edukuese, siguria online dhe programet e mbështetjes profesionale Të gjithë materialet e trajnimit janë tanimë të disponueshme në seksioninAktivitetet e Projektit .

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *