Akademia e Gazetarisë Qytetare për Rininë
101052000
Erasmus+: Projekti KA2 -Ngritje Kapaciteti në fushën e Rinisë
Kohëzgjatja e Projektit: 01/02/2022 – 31/01/2024
Shekulli i 21-të kërkon rritjen e aftësive dhe kompetencave për t’ju përgjigjur zhvillimit të shpejtë të teknologjisë dhe ndryshimit të sferës digjitale. Edukimi mediatik është përkufizuar si aftësia për të aksesuar, analizuar, vlerësuar dhe komunikuar informacione dhe mesazhe në forma të ndryshme dhe platforma online. Aftësitë digjitale janë përbërës thelbësorë në përdorimin e pajisjeve digjitale, aplikacioneve të komunikimit, dhe rrjeteve për aksesimin dhe menaxhimin e informacionit. Ato janë të domosdoshme për krijimin e vendeve të punës dhe përfshirjen sociale, duke i mundësuar njerëzve të krijojnë dhe shpërndajnë përmbajtje digjitale, të komunikojnë dhe bashkëpunojnë; dhe në të njëjtën kohë, të zgjidhin problemet në mënyrë efektive duke mësuar dhe marrë pjesë në aktivitete sociale në një shkallë më të gjerë. Të rinjtë ekspozohen çdo ditë ndaj masmedias; ata shikojnë televizor dhe filma, lexojnë libra, gazeta dhe revista online, dëgjojnë muzikë dhe eksplorojnë në internet. Ky spektër i gjerë i ekspozimit ndaj organeve të medias çon në nevojën për edukim rreth medias dhe aftësive digjitale.
Objektivat e projektit
- Për të përmirësuar njohuritë dhe kapacitetin e organizatave rinore për të promovuar edukimin mediatik dhe aftësitë digjitale ndërmjet të rinjve si një mënyrë për tu angazhuar në komunitet dhe për pjesëmarrje aktive në jetën demokratike në komunitetin e tyre;
- Për të nxitur bashkëpunim e ndërsjelltë dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në fushën punës rinore për të luftuar lajmet e rrema dhe keqinformimin;
- Për të suportuar zhvillimin cilësorë të punës rinore nëpërmjet zbatimit të materialeve të trajnimit mbi mendimin kritik, edukim mediatik, aftësitë digjitale, aftësitë e udhëheqjes, vetë-reflektimin dhe angazhimin e të rinjve dhe punonjësve rinorë.
Grupet e synuara
- Organizatat rinore dhe të rinjtë në Evropë dhe rajonin mesdhetar.
- Punonjësit rinorë të cilët janë të interesuar në temat si teknologjitë e reja në media, gazetaria (qytetare) dhe përmirësimin e aftësive digjitale dhe medias.
- Të rinjtë nga 18 në 30 vjeç.
- Të rinj me mundësi të pakta, të nënpërfaqësuar dhe jo-aktivë në sferën publike të komunitetit të tyre.
Aktivitetet e Planifikuara
Seminar i Punonjësve Rinorë: një aktivitet përgatitor si trajnimi i parë për punonjësit rinorë
Materialet e trajnimit mbi gazetarinë qytetare: zhvillimi i burimeve të hapura të edukimit (OER), kurse online, toolkit dhe guidë e trajnimit
Trajnim Pilot: ngritja e kapaciteteve për punënjesit rinorë nga vendet partnere dhe vazhdimi i trajnimeve lokale në të gjitha vendet ku zbatohet projekti
Akademia dhe Konkursi Ndërkombëtar: gjenerata e re e lidërve rinorë që janë të aftë të mobilizojnë grupe të mëdha dhe të ndryshme përdoruesish në mjedisin e ri mediatik; në kauza sociale dhe iniciativa në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe demokracisë.
Multiplier Events: Për të rritur ndërgjegjësimin mbi temat e projektit (aftësitë në edukimin mediatik, luftimi i lajmeve të rreme dhe keqinformimit, pjesëmarrja civile e të rinjve përmes teknologjisë së re në media)