Akademia Ndërkombëtare e Gazetarisë Qytetare në Sofje

Akademia Ndërkombëtare e Gazetarisë Qytetare u mbajt me sukses ne Sofje, Bullgari nga 11 deri më 15 Shtator. 35 pjesëmarrës pasuruan dijet e tyre të gazetarisë qytetare, identifikimin e lajmeve të rreme dhe edukimit mediatik. Të rinjtë nga shtatë shtete partnere të projektit JOUR-YOU (Bullgari, Shqipëri, Greqi, Jordani, Tunizi, Italia dhe Egjipti) zhvilluan aftësi të vyera me fokus në mendimin kritik, krijimin materialeve të ndryshme mediatike, vlerësimin e burimeve të lajmeve në mjedisin kompleks të mediave të sotme. Pjesëmarrësit ndanë më së shumti problemet e mediave në komunitetet e tyre, u përfshinë në diskutime ndërkulturore dhe nxitën aftësitë e tyre ndërpersonale. Ata mësuan teknika të vlefshme dhe modele për shkrimin e artikujve. Bashkëpunimi ndërmjet pjesëmarrësve u inkurajua më shumë ndërkohë që punonin në grupe ndërkombëtare gjatë trajnime. U zhytën në kulturën Bullgare duke provuar ushqime tradicionale dhe duke vizituar monumente vendase, kisha dhe muze ne Sofje.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *