Konferenca Ndërkombëtare të Rinisë
Konferenca Ndërkombëtare të Rinisë, pjesë e zbatimit të projektit JOUR-YOU: Akademia e Gazetarisë Qytetare për Rininë bashkëfinancuar nga Erasmus+, do të mbahet në 21 Mars, 2024 në Athinë, Greqi. Qëllimi kryesor i konferencës është të prezantojë rezultatet e projektit dhe të angazhojë të rinjtë, punonjësit rinorë, organizatat e shoqërisë civile, gazetarët, mediat, kontent krijuesit, institucionet rregullatore dhe çdokënd të interesuar në temën e gazetarisë qytetare dhe angazhimit rinor në një dialog kuptimplotë për të ndihmuar narrativen e fenomenit të dezinformimin.

Projekti JOUR-YOU u zbatua në një periudhë 2-vjeçare përgjatë viteve 2022 dhe 2024. Projekti JOUR-YOU u zbatua në një periudhë 2-vjeçare përgjatë viteve 2022 dhe 2024. Gjatë kësaj periudhe punonjësit rinorë dhe të rinjtë të përfshirë në projekt (në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe jo të drejtpërdrejtë) u ndjenë të fuqizuar duke përmirësuar dijet e tyre mbi median dhe sesi të kenë ndikim të mëtejshëm në komunitetet e tyre kur përballen, pikasin apo raportojnë lajme të rreme. Një serë burimesh të hapura edukative, trajnime në nivel lokal, aktivitete informuese dhe një akademi emocionuese ndërkombëtare për liderat rinor e mbajtur në Sofje, Bullgari. Këto aktivitete nxitën pjesëmarrësit të përmirësojnë vetëbesimin e tyre kur dëgjojnë lajme, krijojnë përmbajtje dhe edukojnë të tjerët në pikasjen e lajmeve të rreme. Angazhim i shkëlqyer rinor u tregua gjatë Konkursit Ndërkombëtar për Gazetarinë Qytetare për Rininë ku u bashkuan më shumë se 80 entuziastë. Për më tepër, u provua se tema e gazetarisë qytetare vlerësohet shumë nga të rinjtë e shtetet Europiane dhe ato Jugore-Mesdhetare.
Eventit final të JOUR-YOU do t’i bashkohen partnerët e të gjithë organizatave të përfshira ne konsorciumin e projektit, përkatësisht:
- Foundation for Entrepreneurship, Culture and Education (FECE) – Bullgari, Partner Kryesor
- People In Focus (PIF) – Shqipëri
- Entrepreneurship and Social Economy Group (EKO) – Greqi
- Maat for Peace, Development and Human Rights (MAAT) – Egjipti
- EUROSUD – Itali
- East and West Center for Sustainable Development (WE Center) – Jordani
- Association Euro-Med EVE – Tunizi
Një ceremoni e veçantë çmimesh do të mbahet gjithashtu gjatë kësaj konference, ku të rinjve fitues të konkurist ndërkombëtar të gazetarisë qytetare nga të gjithë shtetet partnere do t’ju jepet çmimi fitues për materialet e shkëlqyera. Konferenca do të mbahet tek Hotel Novus në Athinë më 21 Mars 2024. Konsorciumi i projektit “JOUR-YOU : Akademia e Gazetarisë Qytetare për Rininë” fton këdo të interesuar të bëhet pjesë e eventit.
Personi kontaktues : Svilena Kostadinova (Zyrtare e Komunikimit në FECE )
E-mail : fece.media@gmail.com