Materiale trajnuese për Gazetarinë Qytetare

Kurse online rreth Gazetarisë Qytetare për të rinjtë


Toolkit I trajnimit për punonjësit rinorë rreth edukimit mediatik

Në këtë toolkit, ju mund të gjëni 30 metoda të edukimit jo-formal, të cilat punonjësit rinorë mund t’i përdorin për të njohur të rinjtë me parimet bazë të gazetarisë qytetare dhe edukimit mediatik. Fokusi është në rritjen e aftësive për kërkimin dhe përpunimin e informacionit, zbulimin dhe njohjen e lajmeve të rreme, krijimin e përmbajtjes dhe shpërndarjen e tij përmes mediave sociale dhe atyre tradicionale. Vëmendje e veçantë I kushtohet zhvillimit të aftësive drejtuese dhe komunikimit me audience specifike, si dhe zhvillimit të pozicionimit etik mbi tema dhe çështje të rëndësishme shoqërore.

Guidë rreth Gazetarisë Qytetare për Rininë

Në këtë udhëzues që do të ju frymëzojë, ne do të pasqyrojmë 21 shembuj të gazetarisë qytetare të realizuar në mënyrë të duhur. Udhëzuesi është i ndarë në katër kategori tematike: Revista Online, Platforma të Verifikimit të Fakteve, Iniciativa Edukuese, Siguria në Internet dhe programe të mbështetjes profesionale. Ne kemi synuar të ofrojmë një analizë të hollësishme të secilit shembull, duke iu përgjigjur tre pyetjeve kryesore: çfarë e bën nismën të shkëlqyer, çfarë ndryshimi sjell dhe si mund të adoptohet, për të qenë lehtësisht e kuptueshme nga lexuesi. Zbuloni se çfarë është Gazetaria Qytetare dhe lexoni disa shembuj mbresëlënës të punës së gazetarëve qytetarë.